2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Mbështetja e Amerikës për Kosovën, afatgjate dhe e palëkundur

Duke rikujtuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe vizitat e disa zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë, ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se mbështetja e SHBA’së për Kosovën është e afatgjate dhe e palëkundur.

Delawie ka publikuar në Twitter fotografinë e një takimi të ish-presidentit amerikan George Bush me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe asokohe kryeministrin Hashim Thaçi.

Gjithashtu, ai ka publikuar edhe një fotografi të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gjatë një vizite të saj në Kosovë.

“Mbështetja e SHBA’së për Kosovën është e afatgjate, dypartiake dhe e palëkundur. Hidhni një sy prapa disa zyrtarëve të mëparshëm të rëndësishëm të SHBA që vizituan dhe mbështetën Kosovën”, thuhet në postimin e Delawie në Twitter.

“Ne shpresojmë që të mirëpresim më shumë liderë amerikanë në Kosovë, në të ardhmen!”, ka shkruar Delawie në rrjetin social.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img