11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Delawie komenton Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit: Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se vendin e 85-të

Kosova ka shënuar përmirësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017.

Sipas “Transparency International”, e cila ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës raportin, në renditje, Kosova ka shënuar përmirësim, pasi është ngjitur nga vendi i 95-të për vitin 2016 (me 36 pikë), në vendin e 85-të (me 39 pikë), transmeton Telegrafi.

Sa i përket Shqipërisë, në vitin e kaluar  renditej në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndan të njëjtin pozicion me Bosnje-Hercegovinën sa i përket rajonit të Ballkanit.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur kënaqësi për përparimin që ka bërë Kosova në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se përmirësimet janë vitale për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i kënaqur që Kosova ka shënuar progres kundër korrupsionit dhe se qytetarët e saj meritojnë më shumë se vendin e 85-të, në listën e vendeve për korrupsion në botë, sipas Transparency International.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img