Nëpërmjet rrjetit social, Twitter, Delawie ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për “dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK-së”.
“Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Nderkohë, rreth 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur FSK-në.