9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Delawie, i shqetësuar me kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Lidhur me kërkesën e pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovë që të lirohen nga këto forca, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Nëpërmjet rrjetit social, Twitter, Delawie ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për “dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK-së”.

“Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Nderkohë, rreth 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur FSK-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img