2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Habitem sa shumë po punojnë kundër që qytetarët të udhëtojnë pa viza

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka komentuar edhe një herë çështjen e demarkacionit, çështje kjo që pritet të dal nesër në votim në kuvendin e Kosovës.

Delawie është shprehur i çuditur nga disa individ për shkak se siç ka thënë ai po punojnë aq shumë që qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë në Evropë.

“Është për tu habitur se si disa persona po punojnë aq shumë që qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë në Kosovë”, ka shkruar në Twitter ambasadori Delawie.

Delawie po ashtu para pak minutave kishte shkruar në Twitter duke bërë thirrje që të ratifikohet demarkacioni.
“Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie.

Kryesia e Kuvendit pak orë më parë ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit mbahet nesër me fillim prej orës 11:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img