0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Delawi lavdon Doganën e Kosovës

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie vlerëson se se në Doganën e Kosovës nuk është i pranishëm korrupsioni.
Sipas tij, jo gjithçka është e korruptuar në vend.

Ambasador, Instituti i Kosovës për Drejtësi monitoron rastet e korrupsionit në pothuajse të gjitha gjykatat themelore anembanë Kosovës. Bazuar në aktakuzat që IKD-ja i monitoron, duket se Qeveria e Kosovës është mjaft shumë e korruptuar. Si e vlerësoni këtë fakt?
Ambasadori Delawie: Më duhet të them se fare nuk do të shkoja aq larg. Mendoj se ka shumë zyrtarë të qeverisë së Kosovës që po mundohen ta kryejnë më të mirën për zbatimin e ligjit siç parashihet dhe veprojnë në mënyrë të ndershme. Mendoj se është shumë e qartë se Policia e Kosovës është agjencia më e respektueshme e zbatimit të ligjit në Ballkan. Mendoj se është e qartë që Dogana e Kosovës, që mbledh shumicën dërmuese të të hyrave që shfrytëzohen nga Qeveria e Kosovës, ka vënë në funksion një varg procedurash të ndryshme nën ish-drejtorin e përgjithshëm që demonstrojnë që nuk ka korrupsion të dukshëm. E kjo është agjencia që grumbullon mbi një miliardë euro në vit për t’i shpenzuar Qeveria e Kosovës. Është me rëndësi t’i vlerësojmë gjërat që po ndodhin. Pra, jo, jo gjithçka është e korruptuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img