2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Del një propozim pesë pikësh për ndaljen e grevës në Kosovë

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka propozuar një formë për ndërprerjen e grevës.

Pika e parë, sipas Rukiqit, është që BSPK të thërras takimin e Këshillit Ekonomik Social me tri palë që janë pjesë e Këshillit: Punëdhënësi, punëtori dhe qeveria.

Pika e dytë, Rukiqi thotë se është negocimi dhe diskutimi për kushtet e ndërprerjes së grevës në Këshillin Ekonomik Social.

Ndërkaq si pikë e tretë radhitet nevoja që organizatat vendore dhe ndërkombëtare të jenë pjesë e diskutimit.

Pika e katërt është “marrëveshja e negociuar në KES dërgohet për aprovim në Qeveri dhe vendimet implementohen në afatin më të shpejtë të mundshëm”.

Ndërsa Rukiqi thotë se marrëveshja mund të duket kështu: 50 euro shtesë deri në dhjetor, 100 euro deri në mars, ndërsa më pas të hyjë në fuqi projektligj për pagat dhe “korigjim të pagave në baza vjetore, të indeksuara sipas normës vjetore të inflacionit”.

Postimi i plotë:

Propozim per formen dhe specifikat e nderprerjes te greves

Nuk ka nevoje qe te ritheksohet demi i pariparueshem, nga greva ne arsim. Tani eshte koha per kompromis. Ne vijim po e paraqes nje udhezues qe do te lehtesonte uljen e paleve ne tavoline, per te gjetur nje zgjidhje me kompromis:

1. BSPK therret takimin e Keshillit Ekonomik Social me tri palet qe jane pjese e Keshillit: Punedhenesit, Punetorer dhe Qeveria, perkatesisht ministrite qe e perfaqesojne Qeverine ne kete Keshill, perfshire Ministrine e Financave. Keshilli Ekonomik Social, ne baze te legjislacionit be fuqi, eshte trup i dizajnuar per dialog social dhe ka fuqine e dhenies te rekomandimeve per vendimmarrje ne Qeveri, per çdo çeshtje qe prek relacionet/ punedhenes, punetore dhe Qeveri;

2. Negocimi dhe diskutimi per kushtet e nderprerjes te greves ne Keshillin Ekonomik Social, e kenaq kushtin dhe kerkesen e Kryeministrit, per te dialoguar vetem me BSPK-ne dhe jo me shoqata sindikale sektoriale dhe ne anene tjeter e kenaq kushtin e sindikatave, per takim permbajtesor me Qeverine, per te negociuar, kushtet e nderprerjes te greves.

3. Per te siguruar transparence, neutralitet dhe profesionalizem, ne diskutimin trepalesh, per nderprerjen e greves, Keshilli Ekonomik Social, mund te ftoj per asistence, organizata vendore dhe nderkombetare qe e kane perkrahur punen e Keshillit, para se gjithash, fondacionin gjerman FES dhe Organizaten Nderkombetare te Punes – ILO.

4. Marreveshja e negociuar ne KES, dergohet per aprovim ne Qeveri dhe vendimet implementohen ne afatin me te shpejte te mundshem.

5. Sipas meje marreveshja mund te duket keshtu

– 50 euro shtese deri ne Dhjetor:

– 100 euro shtese janari deri ne Mars (te buxhetuara ne buxhetin e vitit 2022)

– Ne Mars duhet te hyj ne fuqi Ligji i Pagave.

– Korigjim te pagave ne baza vjetore, te indeksuara sipas normes vjetore te inflacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img