3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Del në shitje AITO M7, SUV luksoz i Huawei

Huawei ka premtuar se gjatë javës do të prezantojë veturën AITO M7 në mënyrë që të shmangë edhe një vonesë tjetër – dhe tani SUV i madh me kapacitet prej 6 ulësve është i gatshëm për klientët e kompanisë.

Vozitjet e para testuese do të mund të ofrohen nga 23 korriku, dhe dërgesat do të fillojnë gjatë muajit gusht. Në fakt ishin shumë njerëz që ishin në pritje të veturës, dhe nga kompania bënë të ditur se 10,000 porosi ishin bërë në dy orët e para të lansimit të veturës.

ArenaEV bënë me dije se në dispozicion janë tre versione të AITO M7 – Comfort, Deluxe dhe Ultimate. Çmimet e këtyre veturave fillojnë prej rreth 47,100 euro për modelin Comfort, 49,800 euro për modelin Deluxe dhe prej rreth 55,700 eurove për modelin Ultimate, përcjell Telegrafi.

M7 do të konkurrojë edhe me Li Auto One i cili vije i pajisur me të gjitha opsionet dhe ka çmim prej rreth 51,200 eurove.

AITO M7 është në dispozicion për t’u shikuar nga afër në dyqanet e Huawei në Kinë, dhe kompania shpreson se rreth 20,000 deri në 30,000 njësi të veturave do të shiten në çdo muaj.

Kompania ka kapacitet të prodhimit prej 50,000 njësive në muaj, por që ka pasur pengesa të mëdha pas problemeve me zinxhirin e furnizimit, probleme të cilat kanë pasur ndikim tek të gjithë prodhuesit e veturave në mbarë globin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img