3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Del në ankand makina e preferuar e Silvio Berluscionit

Një nga makinat në koleksionin e ish-kryeministrit italian, një Maserati Quattroporte V8, do të dalë në ankand dy muaj e gjysmë pas vdekjes së tij.

Të ardhurat nga shitja e këtij Maserati në ankandin Modena Meets Milan më 2 shtator do të shkojnë për Qendrën Dino Ferrari për kërkime në trajtimin e sëmundjeve neuromuskulare, neurodegjenerative dhe cerebrovaskulare.

Maserati Quattroporte V8 iu dhurua Berluscionit në vitin 2004, kur ai ishte Kryeministër i Italisë, nga Luca Cordero di Montezemolo, në atë kohë kryetar i Ferrarit dhe Maserati.

Aktualisht nuk dihet çmimi fillestar i makinës, por sigurisht që do të tërheqë interesin e koleksionistëve italianë.

Së bashku me këtë, automjete të tjera që do të dalin në ankand më 2 shtator janë një skuter Honda X8R që i përkiste legjendës së MotoGP Valentino Ross , një motoçikletë Luca Marini si dhe një mori kostume garash, helmeta dhe doreza nga si Marco Melandri, Loris Capirossi dhe Andrea Dovizioso.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img