Bisedat për nominimet nisën sërish në shtëpi, këtë herë mes Ronaldos dhe Kristit. Të dy ata ishin në një mendje që këtë javë del Kiara, pasi sipas tyre nuk ka çfarë jep më.
Sipas Kristit, Kiara është një figurë e konsumuar dhe po bën të njëjtat gjëra siç bëntë përpara se të dilte.
Ndërsa për Bledin, ai tha se u kthye sërish te e njëjta telenovelë si në janar. I pyetur nga Ronaldo, se sipas tij cili prej katër të nominuarve del vërtetë nga shtëpia të shtunën, Kristi tha se varet nga situatat që do krijohen në shtëpi në këto tre ditë.
Sipas tij, Bledi do nisë sërish ta sulmojë atë dhe Luizin dhe se kjo gjë mund ta forcojë si banor.