Site icon PrishtinaPress

Del informatori i dytë në rastin kundër Trumpit

Një informator tjetër ka dalë në rastin e hetimeve që po bëhen kundër presidentit amerikan, Donald Trump, bëri të ditur ekipi ligjor që përfaqëson informatorin e parë.

Avokati Mark Zaid tha për ABC News se personi i dytë është po ashtu zyrtar i inteligjencës dhe se ai ka biseduar tashmë me inspektorin e përgjithshëm.

Zaid po ashtu tha se personi ka njohuri të dorës së parë për pretendimet që lidhen me bisdën telefonike midis Trumpit dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 25 korrik.

Gjatë kësaj bisede – fillimisht e bërë publike nga informatori i parë – Trump i ka kërkuar Zelenskyt të hetojë për korrupsion rivalin e tij politik, Joe Biden, dhe djalin e tij.

Demokratët e kanë cilësuar këtë veprim të presidentit si “tradhti ndaj betimit dhe sigurisë kombëtare” dhe kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Trump i ka cilësuar hetimet kundër tij si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”.

Detaje për informatorin e dytë apo pretendimet e tij nuk janë dhënë ende.

Gazeta New York Times qysh të premten ka raportuar se një person i dytë pritet të dalë me “informacione më të drejtpërdrejta” në lidhje me bisedën telefonike Trump-Zelensky.

Exit mobile version