12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Del foto, ky është shqiptari që vrau bashkëkombësin e tij në Selanik

Autoritet greke kanë identifikuar autorin e vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Selanik, që gjithashtu është një shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se autori i vrasjes jashtë një karburanti, mësohet të jetë i njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm penalë.

Po ashtu mediat greke kanë publikuar edhe një foto të autorit. Sipas raportimeve ai është 45-vjeç, si dhe dyshohet se ka me vete armën me të cilën ka ekzekutuar shokun e tij 50-vjeçar.

Policia mësohet gjithashtu se ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve, pasi si sulmuesi ashtu edhe bashkëshortja e tij, që ndodheshin në makinën që ai drejtonte, vijnë nga Shqipëria dhe ekziston frika se do të ikin në shtetin fqinj.

Si ndodhi ngjarja?

Nga një video e publikuar ditën e djeshmë  nga mediat greke, 51-vjeçari shihet duke iu afruar një makine me ​​ngjyrë të errët, makinë që është e palëvizshme dhe po debaton me shoferin. Teksa tenton të godasë me një send drejtuesin e mjetit, duke futur duart nga dritarja e hapur e mjetit, ai qëllohet dhe bie i vdekur në rrugë. Më pas shoferi largohet me shpejtësi dhe zhduket.

Bëhet e ditur se në vendin e vrasjes janë gjetur dy gëzhoja. Oficerët e EL.AS. po hetojnë si version mbizotërues se viktima dhe autori kanë pasur dallime personale apo financiare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img