Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, ku një automjet është përplasur me një betonere dhe për pasojë katër persona kanë humbur jetën.
Enejd Laçi, 25-vjeç dhe Erildi Laçi 20-vjeç, janë dy vëllezërit që humbën jetën në këtë aksident, bashkë me dy persona tjerë.
Andi Laçi, 22-vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24-vjeç humbën jetën gjithashtu nga aksidenti i rëndë.
Sipas informacioneve policore, katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”, kur janë përplasur me një betoniere.
Si pasojë e përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
