1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Del audio-incizimi ku përmenden ushtarët rusë të vrarë, arkivolet iu kthehen në Rusi

Mediumi ukrainas ‘KyivIndependent’ ka siguruar një audio-incizim të një gruaje nga qyteti rus Aleysk ku është baza e brigadës ruse 35, e cila dëgjohet duke u thënë anëtarëve të një grupi në Whatsapp se brigada ruse e tankeve është shkatërruar totalisht në Ukrainë.

Ajo përmend se vetëm 18 nga 150 ushtarët kanë shpëtuar. Tutje në audio-incizim flitet edhe për grupin e parë prej 45 arkivolëve të ushtarëve rusë të vrarë në luftimet në Ukrainë shumica e tyre të rinj që janë sjellë në qytetin rus Aleysk ditën kur është bërë audio-incizimi

Gruaja në incizim flet edhe për të vrarët që sipas saj janë fqinj. Ajo përmend edhe një pjesëtar të ushtrisë emri i të cilit gjendet në një regjistër sekret që ka dalë në publik të 120 mijë ushtarëve rusë të përfshirë në pushtimin e Ukrainës.

Zbulimi konfirmohet pjesërisht nga disa prova për përfshirjen e Brigadës 35 të Rusisë në Ukrainë. Dihet se formacionet e blinduara të brigadës u shkatërruan në përleshjet e armatosura pranë qytetit Chernihiv, në veri të Kievit, më 26 shkurt, me shumë ushtarë të vrarë ose të zënë rob.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img