Të enjtën në mbrëmje Paparaci ka raportuar se pronari i pompave të derivateve, Lulzim Kryeziu, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Mleqan të Malishevës, në objektin e një nga bizneseve të tij.
Lidhur me rastin, Paparaci ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha.
Në një përgjigje me shkrim, Batusha ka treguar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion në Prishtinë.
Tutje, zëdhënësi Batusha ka treguar se rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.
Për rastin janë deklaruar edhe nga policia, ku janë shprehur se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten, raporton Paparaci.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.