0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Deklarohet Policia për vrasjen makabre në Gjinkologji – Gruaja shtatzënë ishte 35 vjeç

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit të Gjinekologjisë. E njëjta dyshohet se është vrarë nga burri i saj, mësohet se viktima ishte shtatzënë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img