Site icon PrishtinaPress

Deklarohet Policia për plagosjen brenda një lokali në Prishtinë

Një person është plagosur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Exit mobile version