Policia e Kosovës është deklaruar për kërcënimet ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.