9 C
Pristina
spot_img
Home Lajme Deklarohet polici që shoqëroi Agon Musliun në karantinë, tregon se ç’ka bisedoi...

Deklarohet polici që shoqëroi Agon Musliun në karantinë, tregon se ç’ka bisedoi me të

71
Advertisement

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë ka mbajtur sot një mbledhje. Gjatë mbledhjes është folur edhe për rastin e Agon Musliut, të riut nga Gjilani, i cili në rrethana ende të panjohura ka vdekur në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kurtit, u kthye në karantinë.

Advertisement

Gjatë kësaj mbledhjeje, u paraqit edhe një dëshmitar në rastin në fjalë, një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili pati kontakt me të ndjerin, para se ai të nisej për në karantinë.

Ai rrëfeu nga një lidhje online, pasi që ishte i infektuar me COVID, teksa tregoi ngjarjen e asaj dite, kur Agon Musliu erdhi me një grup të riatdhesuarish në Kosovë.

Arben Haradinaj, ishte i angazhuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa tha se ai vetëm ia kishte përcjell dokumentin Agonit, të cilën porosi ia dha babai i viktimës, Naim Musliu.

“Ne atë ditë kemi qenë për të përcjellë ata qytetarë që vinin nga Perëndimi aty ku ku jepet nga mjekët, ose në karantinë, ose në shtëpi, por njëkohësisht u kemi ndihmu qytetarëve se kishte edhe të moshuar. Një plakë e kam ndihmuar me valixhe, me t’u kthyer më pyet një person nëse ka mundësi të pyeste diçka. Normal që po, ia kam kthyer. Tha a ka mundësi këtë letër me ia dërgu djalit tim se është ka vjen nga Gjermania, i thash në rregull. Do ta marr letrën do t’ia japë një zyrtari tjetër për me përcjell te djali yt. E kam marrë letrën kam shkuar te zyrtari që ishte përgjegjës për listën që ishte duke e bërë, kush shkon në shtëpi e kush në karantinë.

E kemi shiku emrin, aty ka figuru që djali e ka kry kontrollin mjekësor dhe iu ka dhë me shku në karantinë. Djali ka ardhë me një valixhe, iu kam afruar. E kam përshëndet. I kam thënë këtë letër prindi yt ma dha për me ta dërgu ty, e ka marrë e ka shiku, më tha që nuk më duhet se ma tregoi letrën që ia kishin dhënë me shku në karantinë. I thashë, po letrën me tha ktheja babit, se jam në kontakt me prindin nonstop. Jam kthy prapa, ja kam dhanë letrën prindit të tij, ai më pyeti se ku gjendet karantina, pasi i tregova se djali po shkon atje. Më falënderoi dhe u nis. Kaq ka pas”, ka rrëfyer Haradinaj.

Ai i pyetur për gjendjën dhe sjelljën e Agonit, tha se ai ka qenë tejet i butë dhe i thjeshtë.

“Ka qenë shumë i sjellshëm, i butë dhe shumë i mirë. Jam ofru së pari jam përshëndet me të. Ka qenë shumë i thjeshtë. S’kam parë diçka të keqe apo të dyshimtë. Letrën që ma ka dhënë babai i tij e ka shiku, e dinte për çfarë është fjala”.

PostAdssFotoja e reklamës
× Reklamë