2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Deklarohet ministrja Haxhiu pasi u kapën 400 kilogramë kokainë në Lipjan

Haxhiu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se aksioni është autorizuar nga vetë ajo, teksa ka shpresuar që operacioni të përfundojë me sukses deri në përfundimin e tij.

“Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund”, ka thënë ajo.

Në një konferencë për media, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se shtatë persona janë arrestuar ndërsa Policia është në kërkim edhe të disa personave të tjerë të dyshuar.

“Në një konferencë për media, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se shtatë persona janë arrestuar ndërsa Policia është në kërkim edhe të disa personave të tjerë të dyshuar. Personave të arrestuar, në konsultim me prokurorinë kompetent u është caktuar masa e ndalimit deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa personave të tjerë të dyshuar tashmë të njohur për Policinë dhe që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi kriminal”, u tha ndër të tjera në konferencë.

Postimi i plotë:

Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.

Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img