0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deklarohen nga Presidenca për bojkotimin nga ambasadorët e QUINT-it në pritjen e djeshme shtetërore

Me ftesë të Presidentes së shtetit Vjosa Osmani, dhe Kryeministrit Albin Kurti, dje është mbajtur pritja shtetërore për nder të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Përkundër pjesëmarrjes së disa ambasadorëve, në këtë ngjarje u vërejt mungesa e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it të cilët e bojkotuan Kurtin e Osmanin.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, tha se ndonëse në këtë pritje nuk ishin prezentë ambasadorët, aty ka pasur përfaqësues të tjerë të shteteve të QUINT-it.

”Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv. ambasadorë”, u shpreh Kupina për Klan Kosova.

”Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka thënë ai.

Përpos mungesës së ambasadorëve, në shënimin e 24-vjetorit të çlirimit, në organizim të presidentës Osmani e kryeministrit Kurti munguan edhe krerët e opozitës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img