Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datën 29 janar 2025 kanë pranuar informacion lidhur me një rast të dyshuar rrëmbimit, që thuhet se ka ndodhur në magjistralen Ferizaj – Shtime.
“Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc, Ferizaj. Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”. – thuhet në njoftim.
Tutje policia ka bërë të ditur se gjatë hetimeve dhe sigurimit të provave të mjaftueshme, hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë se deklarimet për rastin nuk ishin të vërteta.
“Për pasojë, sot më datë 07.02.2025, janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarve dy persona, të cilët dyshohet se kanë inskenuar rastin:
H.L. (M/K), 21 vjeç
E.S. (M/K), 24 vjeç
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, rasti është rikualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”. Hetimet për rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.