Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim homologun e tij grek Nikolaos Kotzias, i cili sot po qëndron në Prishtinë, pas vizitës që bëri në Beograd.
Edhe pse ishte paralajmëruar një konferencë pas takimit ajo është anuluar.
Ndërsa, diplomati grek kur është pyetur nga gazetarët se pse në Beograd mbajti konferencë e në Prishtinë jo, ka thënë një përgjigje interesante.
“Prishtina është një vend i mrekullueshëm dhe kemi bisedime për te bërë”, është shprehur ai pas takimit me Pacollin.
Diplomati grek gjatë ditës do të takojë edhe presidentin Thaçi.