-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deklaratë e përbashkët BE-SHBA: E papranueshme dhuna ndaj civilëve, gazetarëve e autoriteteve në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor pas takimit të përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Referuar tensioneve në veri të Kosovës, përmes kësaj deklarata ata e kanë cilësuar si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë e autoriteteve të tjera.

Ata mbështesin Kosovën në angazhimet për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

“Mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe ritheksojmë që dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policëve e autoriteteve tjera është e papranueshme”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Po ashtu, dialogun mes Kosovës e Serbisë, ndërmjetësuar nga BE-ja e cilësojnë si mekanizëm kyç për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Theksojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, që është mekanizmi kyç për të adresuar normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës”, thuhet tutje në këtë deklaratë.

Ata inkurajojnë të dy vendet që të angazhohen për shtensionim të situatës.

“Pas tensioneve të javëve të fundit në veri të Kosovës, inkurajojmë të dy palët që të angazhohen vazhdimisht në shtensionimin e situatës dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img