1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Deklaratë bombë nga Erdogani!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka përshkruar Evropën si “fashiste dhe mizore”, dhe tha se ajo i ngjan periudhës së para Luftës së Dytë Botërore, pas ndalimit të disa mitingjeve të turqve në disa prej vendeve evropiane.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan tha se Turqia mund të shqyrtojë lidhjet e saj me Evropën, pas një referendumi të muajit prill, nga i cili ai shpreson t’i japë kompetenca të reja, të thella.

Madje mediumi britanik Independent, këtë deklaratë të Erdogan e quan si një “bombë” duke shtuar se kjo “sugjeron një fund të marrëdhënieve me Evropën”.

Turqia është zhytur në një krizë diplomatike me Evropën, pasi Gjermania dhe Holanda ndaluan disa mitingje që kishin për qëllim për të forcuar mbështetjen për referendumin.

Pas kësaj, ishte Erdogani ai që e quajti Holandën si “mbeturinë naziste” dhe duke akuzuar Gjermaninë për “veprime fashiste”.

Erdogan tha se Turqia nuk do të kërcënohet më nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu tha se Turqia nuk mund të jetë nën presion nga konsiderata të tilla si marrëveshja për rreth 6 miliardë dollarë, përmes së cilës është arritur marrëveshja që të ndalohen emigrantët ilegalë që të kalojnë përmes Greqisë, në shkëmbim të ndihmës financiare dhe bisedimeve të përshpejtuara për anëtarësim në BE.

E kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar Turqisë që të ndalojë krahasimet e ndalesave për mitingje me taktikat naziste.

“Kërkesa ime se Turqia duhet të ndalojë krahasime naziste mbetet në fuqi, pa ‘nëse’ dhe ‘por’”, u ka thënë Merkel gazetarëve në panairin e teknologjisë CeBIT në Hanover gjatë fundjavës.

Polemika u thellua javën e kaluar, kur një gazetë turke pro-qeveritare, në ballinën e saj përshkroi kancelaren Merkel me Adolf Hitlerin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img