4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deklaratat për SHBA, Haradinaj i reagon menjëherë Kurtit: O i mjerë, sytë e Amerikës ishin pilotët e saj- na shpëtuan nga zhdukja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti flet vetëm në emër të vetin e jo të Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka kohë që ai nuk e përfaqëson qëndrimin e popullit.

Kjo deklaratë e Haradinaj erdhi pas një interviste të kryeministrit Albin Kurti në emisionin “Public Square”, e ku tha që nuk pret që “Amerika ta sheh Serbinë me sytë e Albin Kurtit”.

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, thuhet në shkrimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img