Site icon PrishtinaPress

Deklaratat më të mëdha që bënë futbollistët në vitin 2016

Viti 2016 ka dhuruar momente të paharruara për futbollin.

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Zlatan Ibrahimovic e të tjerë, kanë bërë disa deklaratë gjatë vitit 2016, të cilat do të kujtohen gjithmonë.

Këto deklarata, kanë shprehur gëzim, hidhërim e optimizëm.

“Në dhomën e zhveshjes mendova gjatë, dhe angazhimi ndërkombëtar ka përfunduar për mua”, pati deklaruar Messi pas humbjes së një tjetër finale me Argjentinën, përcjell lajmi.net. Pas pak muajve Messi tërhoqi vendimin dhe u rikthye te Argjentina, për ta ndihmuar në rrugën kualifikuese për botërorin e Rusisë.

“Tani është koha për të menduar. Humbja e dy finaleve është një dështim”, pati deklaruar Simeone pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madrid.

Një deklaratë të nxehtë në vitin 2016 pati bërë edhe Cristiano Ronaldo, duke shprehur pakënaqësitë ndaj bashkëlojtarëve të tij pas një dështimi te Real Madridi.

“Për të fituar një garë të madhe si La Liga, duhet të kesh lojtarët më të mirë. Nëse të gjithë te Reali do të ishin në nivelin tim, ne do të ishim të parët në renditje”, pati deklaruar Ronaldo, që pas një kohe të shkurtër pati tërhequr këtë deklaratë thumbuese.

Transferimi i Zlatan Ibrahimovicit te Manchester United, ishte ndër transferimet kryesore që ndodhën në vitin që lamë pas.

Pasi konfirmoi largimin nga PSG, suedezi pati bërë një deklaratë të madhe, e cila sigurisht që nuk harrohet lehtë.

“Erdha këtu si mbret, po largohem si legjendë”, pati thënë Ibrahimovic, që pati thyer shumë rekorde në kampionatin francez./Lajmi.net/

Exit mobile version