1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Deklaratat e Kemal Kiliçdaroglu, pas raportimit se Erdogan është fitues në zgjedhjet për president të Turqisë

Do të ketë shumë pyetje për të ardhmen e Kemal Kiliçdaroglu, por kandidati presidencial ka thënë se ai do të vazhdojë atë që ai e quajti luftën e tij për demokraci dhe u kërkoi mbështetësve të tij të vazhdojnë gjithashtu.

Madje, sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Kiliçdaroglu e quajti procesin zgjedhor më të padrejtën në vite.

“Të gjitha mjetet e shtetit u mobilizuan për një parti politike dhe një njeriu”, tha kreu i CHP.

Ai shtoi: “Dua të falënderoj krerët e Aleancës Kombëtare, organizatat e tyre, votuesit tanë dhe qytetarët që mbrojtën kutitë e votimit dhe luftuan kundër këtyre presioneve imorale dhe të paligjshme”.

“Si njeri i këtij vendi, unë kam luftuar gjithmonë për të drejtat dhe drejtësinë tuaj, në mënyrë që askush të mos ju shtypë, në mënyrë që të jetoni me bollëk dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha gjithashtu Kiliçdaroglu.

Kreu i CHP tha se “vullneti i popullit për të ndryshuar regjimin autoritar është shfaqur pavarësisht të gjitha presioneve”.

“Ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të kësaj lufte derisa demokracia e vërtetë të vijë në vendin tonë”, shtoi ai.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur kundërkandidati i tij Recep Tayyip Erdogan tashmë ka shpallur fitoren e tij, pas raportimit të rezultateve nga mediat se ky i fundit është fitues. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img