-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata që e bëri “yll” të ditës, Gërvalla akuzohet se po e keqkupton diplomacinë

Sipas Donika Gërvallës, diplomacia e shteteve të tjera është e mahnitur me sukseset e Kosovës me Qeverinë Kurti. Madje, një kryediplomat i njërës prej shteteve nordike thotë ta ketë konsideruar Kosovë “yllin” që po shkëlqen në demokraci. Ish-diplomatja Vlora Çitaku, Gërvalla nuk arrin t’i kuptojë ata që i takon.

Qeveritarët kanë folur dje në Kuvendin e Kosovës për punën që  e kanë bërë për dy vjet, prej kur kanë ardhur në pushtet. Por, vëmendjen e mori Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, një prej ministreve më të kritikuara nga opozita. Me aq sa u kuptua nga Gërvalla, ajo është mëse e kënaqur me punën e saj dhe të Qeverisë dhe thotë se admirimin t’ia kenë shprehur edhe homologët.

“Një homolog i imi nordik, në një prej takimeve duke folur për Kosovën na thotë: “You are the shining star of democracy in the region”. Pra, jeni yll i demokracisë në rajon”, tha ndër të tjera Kryediplomatja.

Gërvalla tutje tha se homologët nga mbarë bota i shprehin asaj admirim për sukseset që po i shënon, sipas saj, Qeveria Kurti.

“Të panumërta janë bisedat me homologë të kontinenteve të ndryshëm, të cilët shprehin admirim për sukseset në reformat e vendosura dhe të guximshme dhe përcaktimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për shtet ligjor dhe demokraci të mirëfilltë”, tha ajo.

Ish-ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku, tani nënkryetare e PDK-së, tha se në krye të diplomacisë është dikush që e keqkupton kurtuazinë dhe e keqlexon atë.

“Dmth, në krye të shtetit e diplomacisë kemi njerëz që nuk dinë as ta lexojnë tavolinën, as bashkëbiseduesin, as situatën.  Njerëz që kortuazinë e keqkuptojnë dhe keq lexojnë”, reagoi Çitaku në Facebook, pas fjalimit të Gërvallës.

Sapo Kreydiplomatja e tha fjalinë që pretendonte se i është thënë nga diplomati nordik, Çitaku postoi një poezi fëmijësh “për yllin”.

Ndonëse është ministrja e targetuar nga opozita për përfomancë të dobët, Gërvalla në fjalimin e djeshëm të saj tha se në pjesën e dytë të mandatit, po hynin në avantazh. Përdori terma të futbollit për ta përshkruar gjendjen, në të cilën, sipas saj, është qeverisja.

“Në gjuhën e futbollit do të thuhej që pjesën e dytë të lojës e kemi filluar me një avantazh të konsiderueshëm. Po ashtu do të mund të thuhej që me lojë të pandershme, faul, lajme të rreme, kampanja denigruese e të tjera po përpiqen të na ndalin, ta manipulojnë rezultatin. Por: ekipi ynë është ekip i ri, jo vetëm më i fortë politikisht, por edhe me më shumë energji pozitive. Sepse ne e dimë, se për çfarë kemi ardhur dhe për cilat parime qëndrojmë. Duke mos harruar që më e rëndësishmja është në fund që Kosova të fitojë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img