Site icon PrishtinaPress

Deklarata që dëshmon fundin e lidhjes së Kurtit me UÇK-në

Së fundmi në media ka qarkulluar një dokument, për të cilin është raportuar se është dëshmi e ndarjes së Albin Kurtit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë të marsit të vitit 1999, jepet lajmi i ndarjes së zyrës së Adem Demaçit, pjesë e së cilës ishte edhe Kurti me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në atë deklaratë thuhet se kjo zyre është shndërruar në zyrë për analiza, propozime dhe këshilla politike, ndryshe siç ishte më parë zyre që i shërbente UÇK-së.

“Zyra e Udhëheqësit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Adem Demaçi, ka kryer me nder, përpikëri dhe ndërgjegje të lartë punën, aktivitetin dhe detyrat e veta. Ajo me konsekuencë është bazuar dhe ka ndjekur konceptet, parimet dhe bindjet e veta, të cilat janë materializim i vullnetit politik të popullit të Kosovës të shprehur në Referendumin e shtatorit të vitit 1991. Zyra jonë dhe UÇK-ja kishin parime, ideale dhe koncepte të njëjta. Mirëpo, me daljen në shesh të disa individëve nga radhët e UÇK-së, që po përgatiten të miratojnë marrëveshjen e Rambujesë, punët ndryshuan. Ky numër individësh, në këtë mënyrë, braktisën parimet themelore të UÇK-së dhe obligimin ndaj vullnetit politik të popullit, të shprehur në Referendumin e 1991-tës”, thuhet në atë deklaratë.

Gjatë ditës së sotme, PSD ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku kryeministrin aktual Kurti, që është edhe veteran lufte, e kanë shpallur “veteran të rrejshëm”.

Exit mobile version