Axha i Lulzim Fejzullahut po intervistohet nga Policia e Kosovës pas deklaratave të bëra për hakmarrje ndaj njërës prej familjeve të të miturve që dyshohet se vranë 18-vjeçarin nga Podujeva.
Në cilësinë e dëshmitarit po intervistohet edhe kryeimami i Podujevës, Bekim Jashar. Ai për Insajderin ka thënë se “interesimi i tyre ka qenë se në takim me axhën të ndjerit a është përmendur hakmarrja”.
“Jam intervistuar si dëshmitar. Kështu me ka ftuar policia me autorizim të Prokurorisë. Interesimi i tyre ka qenë se në takim me axhën të ndjerit a është përmendur hakmarrja. Unë ua kam sqaruar se në atë takim kemi folur vetëm për mirëbesim pasi që pjesa tjetër i takon Gjykatës dhe ne nuk kemi pasur as tendencë e as qëllim që të përzihemi në punët e drejtësisë. Unë në atë takim jam ftuar nga familja dhe këtë e kam treguar edhe në Polici”, citohet të ketë thënë Bekim Jashari, Kryeimam në Podujeve.