Site icon PrishtinaPress

Deklarata e Zogianit, reagon aktivisti tjetër: Më vjen mirë që e kishim paralajmëruar VV’në për toksinën Agim Bahtiri

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Don Beshiri, ka reaguar pas intervistës së anëtarit të VV-së, Avni Zogiani i cili ishte pjesë e kabinetit të ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit.

Zogiani në Frontal të T7 tha se Bahtiri nuk ka qenë opsioni më i mirë i VV-së për ta kandiduar për Mitrovicën, duke shtuar se ai nuk i takonte frymës së VV-së. Lidhur me këtë, Beshiri thotë se e kishin paralajmëruar VV-në për Bahtirin.

“KRITIKA QË NE E KISHIM NGRITUR, PO FITON LEGJITIMITETIN E PLOTË! Kjo paraqitje e Avni Zogiani – ish-zavendës ministër i Ambientit, i emëruari politik në kabinetin e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, në fund vitin 2020 nga z. Albin Kurti.

Avni Zogiani publikisht paska hedhur dritë, mbi faktet që Ne i kishim vendosur në pah, në kohën dhe momentin e duhur”, shkroi Beshiri në Facebook.

Ai tha se së bashku me ekipin e tij të aktivistit kanë vepruar ashtu si do të vepronte Astrit Dehari po të ishte gjallë.

“Jam krenar, që së bashku me ekipin tim të aktivistit parimore, jemi rreshtuar kundër atyre që kanë keq-qeverisur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, kundër atyre që janë fshehur prapa perdeve të LVV-së e kanë zhvatur buxhetin e komunës së Mitrovicës.

Ne e kemi mirëmbajtur konceptin tonë politike nga toksinat e tilla, vetëm mendjet e cekura e medioker nuk na e japin kreditin e merituar në betejen e fuqishme për ti ruajtur vlerat themeltare të LVV-së, ne kemi vepruar ashtu si do vepronte Astrit Dehari po të ishte gjallë!”.

Exit mobile version