-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata e samitit të Granadës miratohet pa paragrafin e migracionit për shkak të refuzimit të Hungarisë e Polonisë

27 udhëheqësit e BE-së kanë miratuar një deklaratë të Granadës – por një seksion i planifikuar për migracionin është lënë jashtë.

Këshilli Europian Charles Michel ka lëshuar një deklaratë të veçantë në emrin e tij që mbulon migrimin.

Kjo vjen pasi Polonia dhe Hungaria ngritën shqetësime rreth politikës së migracionit dhe refuzuan të nënshkruajnë dokumentin e para-negocuar.

Një nga paragrafët e kësaj deklarate iu kushtohet edhe zgjerimit të Unionit.

“Zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ai është një shtytës për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të qytetarëve evropianë, duke reduktuar pabarazitë midis vendeve dhe duhet të nxisë vlerat mbi të cilat është themeluar Bashkimi. Duke parë perspektivën e një Unioni të mëtejshëm të zgjeruar, BE-ja dhe Shtetet Anëtare të ardhshme duhet të jenë gati. Anëtarët aspirantë duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me natyrën e bazuar në merita të procesit të pranimit dhe me ndihmën e BE-së. Paralelisht, Unioni duhet të vendosë bazat dhe reformat e nevojshme të brendshme. Ne do të përcaktojmë ambiciet tona afatgjata dhe mënyrat për t’i arritur ato. Ne do të trajtojmë pyetjet kyçe që lidhen me prioritetet dhe politikat tona, si dhe me kapacitetin tonë për të vepruar. Kjo do ta bëjë BE-në më të fortë dhe do të rrisë sovranitetin europian”.

Po ashtu, liderët u zotuan se do të shtojnë angazhimin me partnerë nga të gjitha rajonet e botës për të mbrojtur dhe përmirësuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla me Kombet e Bashkuara në thelb të tij, për të sjellë më shumë drejtësi në sistemin shumëpalësh dhe për të parandaluar fragmentimin e tij të mëtejshëm.

“Ne do të mobilizojmë dhe zhvillojmë instrumentet tona të veprimit të jashtëm. Tani është më e rëndësishme se kurrë të bashkëpunojmë për forcimin dhe diversifikimin e zinxhirëve tanë të furnizimit, nxitjen e partneritetit, marrëveshjeve të tregtisë dhe investimeve, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm për të përmbushur qëllimet tona të dakorduara drejt emetimeve neto zero dhe rritjen e gatishmërisë për emergjencat shëndetësore. Kjo punë kërkon gjithashtu rigjallërimin e tregtisë globale, në të cilën OBT-ja luan një rol themelor”.

Deklaratën e plotë mund ta gjeni KËTU./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img