Murit bri urës së lumit Ibër do t’i hiqen 70 centimetra.
Kështu së paku u vendos në një mbledhje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së enjtes në mes të kryenegociatores Kosovare Edita Tahiri, përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe kryetarëve të dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri e Goran Rakiq.
U tha se kjo pjesë do të hiqej të premten, por nuk ndodhi. Megjithatë ka afat edhe dy ditë për t’u bërë diçka e tillë.
Ndërsa, krejt këtë situatë analisti, Nexhmedin Spahiu, po e sheh si lojë.
Kurse, inspektorët e Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, nuk donin fare të komentonin se cfarë po ndodhte me këtë mur të premten.
E përveç prerjes, këtu nuk u punua më asgjë, gjatë gjithë ditës.
Afër murit doli edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq, i cili murit i dha një destinim të pa përmendur ndonjëherë.
“Ky nuk është mur, ky do të ridizajnohet për një amfiteatër të hapur”.