Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, gjatë një vizite të cilën po e realizon në Itali ai ka shkuar sot në Komunën e San Demetrio Corone, apo shqip Shën Mitrit.
Teksa po vizitonte objektin e komunës, Hoxhaj ka parë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të vendosur në zyrë të Kryetarit të Komunës San Demetrio Corone në Kalabri të Italisë.
Pamje: VIDEO
“Edhe sot, kur vizituam Bashkinë, Kryetari i Bashkisë ishte nga Macchia Albanese, nga vendlindja e De Radës, ndërsa Drejtori komunal, Demetrio Di Martio na foli shqip, duke na treguar që krahas punës në komunë, ai merret edhe me kultivimin e muzikës arbëreshe. Pjesë e identitetit arbëresh tash është edhe Kosova e pavarur, e për të treguar identitetin e tyre shqiptar krahas flamurit shqiptar dhe heroit kombëtar Skëndërbeut, inxhinieri Di Marrio më tregoi vendin ku me shumë krenari ishte vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Bashkisë!”, ka shkruar Hoxhaj.