1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, rreth protestës së sotme

Qytetarë të nderuar,

Pas paralajmërimeve të qytetarëve se nuk do të lejojnë vizitën e Vuçiqit në Banjë, kemi dalë në vendin e ngjarjes, për të parë situatën.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kjo ishte protestë e qetë e qytetarëve, e organizuar nga qytetarët dhe shoqatat e dala nga lufta.

Sot jemi solidarizuar me qytetarët e Drenicës se nuk mund të kalojë presidenti serb pa kërkuar falje, për viktima dhe masakrat që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999.

Ne kemi mbi 15 mijë të vrarë, ndërsa janë ende 1648 të zhdukur.

Është e pafalshme që të kalojë nëpër Drenicë presidenti serb, pa asnjë kërkimfalje dhe të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kërkimfalja ishte gjëja më e vogël që mund të ndodhte sot, nuk ndodhi.

Kërkimfalja e Vuçiqit nuk do të na i kthente më të dashurit tanë, as shëronte vuajtjet tona, por do të ishte hapi i parë se regjimi aktual serb, bën dallimin nga kryesit e krimeve dhe gjenocidit ndaj qytetarëve tanë.

Qytetarët e Drenicës në mënyrë paqësore, sot kanë dëshmuar për të saten herë, para organeve tona edhe ndërkombëtarëve se në këtë vend ka pasur gjenocid dhe kjo nuk mund të harrohet.

Falënderojmë qytetarët e Drenicës, pjesëmarrësit për manifestimin paqësor, por edhe Qeverinë tonë, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për ndjeshmërinë që patën ndaj kërkesës sonë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img