Deklarata skandaloze e Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, ka marrë jehonë të madhe edhe në Serbi.
Mes shumë mediave serbe, edhe RTS ka shkruar një artikull të veçantë e cila i referohet deklaratës së Gashit, sipas të cilit anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohen për vrasjen e 1000 civilëve serbë, transmeton Indeksonline.
“Krimet janë kryer nga anëtarët e armatosur të UÇK’së kundër civilëve serbë”, citon RTS Gashin.
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, vazhdon artikulli.
Deklaratat e tilla të Gashit kanë ngjallur reagime të shumta nga ish-ushtarë të UÇK-së, anëtarë të partisë nga e cila vjen Albin Kurti, si dhe opozita.
Emra të shumtë kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Gashit nga ana e kryeministrit Kurti.