-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata e dëshmitarit për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së, ai përmend emra dhe grupe

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Mehmeti, që njëherësh është i dënuar për dy raste ka folur  për Klan Kosova, ku ka rrëfyer për përvojat e tij personale brenda atij grupi.

Aktualisht ai mbahet i izoluar në burgun e sigurisë së lartë.

Mehmeti ka thënë në Zona e Debatit se një grup i rrezikshëm kriminal ishte formuar në fund të vitit 2001 në Kosovë.

Sipas Shkumbin Mehmetit, njërit prej anëtarëve të grupit, ishin dy vëllezër të njohur për veprimtari të mëhershme në Perëndim, por edhe në Kosovë.

Për formimin dhe aktivitetin e grupit, gjithnjë sipas Mehmetit, dinin edhe personalitete tjera më nam të madh në vend, emrat e të cilëve Klan Kosova i di, por për arsye etike dhe profesionale ka vendosur të mos i shfaq për publikun, derisa të kontaktohen më vonë, pas transmetimit të këtij emisioni.

Grupi u shkatërrua në fund të vitit 2004.

Më poshtë ndjekim historinë personale të Mehmetit, pse iu bashkua grupit dhe çfarë bëri si pjesë e tij, në disa raste të veçanta.

https://youtu.be/GOMyzUeGmGY

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img