-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata “bombë” e Berishës: Zoto është në Vlorë, qeveria po i bën gati pasaportën Mërtirit

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza ndaj qeverisë se po i përgatit pashaportën Mërtirit për ta larguar në Zimbabwe pasi këtij të fundit është refuzuar kërkesa për azil në Vjenë.

Sipas Berishës Zoto është në Vlorë dhe lëviz me makinën e Intigrated Energy, ku publikoi edhe pamje të makinës.

“Rama është ligërisht dhe penalisht përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorëve. Projektin e Eko Park, Rama tha se do ta bënte në bashkëpunim me privatin. Tenderi u anulua tre ditë para, gjë që është vepër penale. Rama firmosi shpalljen e emergjencës kombëtare.

Edi Rama më firmën e tij ka miratuar buxhetin për inceneratorin, prandaj Arben Ahmetaj thotë se mbreti nuk jam unë. Sekuestrimi i inceneratoreve nënkupton se llogaritë janë ende të Zotos dhe Mërtirit.

Sekreti që mban qeveria me Mërtirin është  që ai ndodhet në Vjenë, ka kërkuar zil politik, gjykimi ka kaluar në në shkallën e parë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik dhe lajmi censurohet nga mediat e Ramës dhe djegsave.

Qeveria po i përgatit pashaportën Mërtirt për në Zimbabwe atje ku janë paratë. Zoto është në Vlorë. Vetura që shëtit Zoto  është e Intigrated Energy”, tha nder te tjera Berisha.

Berisha u shpreh se “EcoParku” i Porto Romanos, i lidhur me aferën e shekullit. Kompania e marrëveshjes së ’17 majit’ mori tenderin në fund, me urdhër të Ramës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img