Site icon PrishtinaPress

Deklarata befasuese e Daut Haradinajt për Vlora Çitakun (Video)

Në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjin, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për deklaratën e ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.

Ai ka komentuar përfaqësimin e Kosovës në OKB nga Çitaku, duke thënë se është ndier krenar me kundërpërgjigjet e saj ndaj përfaqësuesve serbë në Këshillin e Sigurimit.

Ambasadorja Çitaku në OKB kishte dënuar ashpër mbajtjen e kreut të AAK’së Ramush Haradinaj në Francë për shkak të urdhërarrestit të Serbisë.

Deputeti i AAK’së ka thënë se lëvdatat ndaj Çitakut nuk vinë vetëm për shkak të mbrojtjes së Haradinajt në OKB, por, siç thotë ai, edhe për përfaqësimet e mëhershme dinjitoze të saj.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Haradinajt:

Exit mobile version