3.1 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Dekada e Majlinda Kelmendit

Në shkurtin e vitit 2008 një vajzë e re nga Peja vlerësohej si sportiste e talentuar dhe me perspektivë. 10 vite pas, Majlinda është më e mira në botë në sportin e xhudos, ndërsa ia ka siguruar Kosovës edhe një medalje të artë Olimpike, që është pothuajse kulmi për një sportiste.

i ajo vlerësoheshin edhe shumë e shumë sportistë të tjerë të vendit. Dhjetë vjet më vonë, asnjë nuk është si ajo, madje as për së afërmi.

Në dekadën e parë të ekzistimit të shtetit të Kosovës, 2008 – 2018, Majlinda Kelmendi ka bërë ecje të jashtëzakonshme dhe ka prekur nivelet më të larta të mundshme.

Ajo ka prekur kulmin në sportin e xhudos dhe vlerësohet të jetë figura më e njohur dhe më e suksesshme e Kosovës në dhjetëvjetëshin e parë të funksionimit si shtet, shkruan KD.

Majlinda vazhdimisht merret si shembull suksesi për shtetin e Kosovës, si një rrëfim suksesi.

Emri i saj është përmendur në nivelet më të larta politike botërore, sa herë që drejtues të vendit, por edhe zyrtarë ndërkombëtarë, kanë argumentuar shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen e shtetit të Kosovës.

Majlinda ka fituar medalje të shumta gjatë kësaj dekade, por veçohet triumfi në Lojërat Olimpike në Rio Janeiro të Brazilit, ku xhudistja nga Kosova e fitoi medaljen e artë, duke bërë krenarë shqiptarët në gjithë botën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img