9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dejan Jeftiq thotë se pa dashje i kishte quajtur “terroristë” ushtarët e UÇK-së

Pas përfundimit të pyetjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pyetjet për dëshmitarin Dejan Jeftiq ka filluar që t’i parashtrojë mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Keohe, dëshmitari tha se pas një incidenti në fshatin e tij kur po largoheshin nga aty kishte takuar Bajram Morinën dhe grupin e tij i cili i kishte gjuajtur me armë.

“Kur filluam t’ia mbathnim që nuk mund të kthehemi në fshatin tonë Muvlan, kur ishim në pyll u afruam në fshatin Stravuçinë dhe në atë moment pamë një grup ushtarësh të UÇK-së. Në këtë momente, Bajram Morina kur na pa që po ecnim në atë drejtim na tha se çfarë ka ndodhur, në atë moment unë iu përgjigja në shqip ‘duhet të shpëtojmë gratë dhe fëmijët që janë atje poshtë’ sepse ishte edhe koha që korreshin kulturat bujqësore dhe në atë momente çfarë ndodhi, filluan të na gjuanin me armë. Ne ishim rreth 350-400 metra larg, ishte një përrua atje dhe nuk donim që të kalonim magjistralen dhe të kalonim nga Reçani drejt Vuçinës së vjetër dhe plumbat me kalonin nga të gjitha anët, mbase mua me dukeshin nga frika apo mund të ketë ndodhur në realitet”, tha Jeftiq.

Ndërsa, avokati Keohe duke cituar deklaratat e dëshmitarit të dhënë për ZPS-në, i tha atij se grupin e Bajram Morinës i kishte quajtur terrorist.

“Jo tamam terrorist, nuk e di pse ju e keni kuptuar konceptin e terrorizmit. Disa prej tyre ishin me uniforma, disa të tjerë ishin me rroba civile, por kishin armë”, tha dëshmitari si përgjigje në ato se çfarë tha Keohe.

Dëshmitari tha se referimin ‘terrorist’ ndaj grupit të Bajram Morinës e ka thënë pa dashje.

“Mbase e kam thënë pa dashje, jo se doja të i ofendoja. Mbase e kam thënë pa dashje fjalën ‘terrorist. Mbase mund ta kem thënë por e kam thënë në subkoshiencë. E kam thënë pa dashje dhe nuk kam dashur të ofendoj askënd”, tha Jeftiq.

Gjatë dëshmisë së tij për ZPS-në me 2020 kishte thënë se ushtarët e UÇK-së kishin gjetur armë në makinën ku ndodheshin Dejan dhe Kërsta Jeftiq dhe Stanko Stankoviq.

“Unë nuk kisha armë në ato momente”, tha Jeftiq duke pohuar se iu gjet armë në makinën e tyre.

Gjatë pyetjeve të parashtruara, dëshmitari tha se nuk është kyçur në ushtrinë Jugosllave, mirëpo e ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Dejan Jeftiq tha se gjatë kohës sa ka qenë i ndaluar, asnjëherë nuk ka dalë përpara ndonjë trupi gjykues.

“Jo, përpara askujt përveç komandantit i cili u vu re që kishte vënë një beretë të kuqe në pjesën e përparme të kokës kur ne po mbaheshim në bunker”, tha Jeftiq.

Ai tha se askush nuk i akuzoi për ndonjë krim dhe se nuk kishin ndonjë gjë që provonte diçka të tillë.

“Jo, askush nuk na akuzoi ne për asgjë, askush nuk na tregoi n asgjë, absolutisht fare, Jo sepse nuk kishte fare asnjë lloj baze, asnjë lloj shkaku për tu provuar me ndonjë dëshmi”, tha Jeftiq.

Dëshmitari tha se nuk ka dijeni në rast se UÇK-ja ka shqiptuar masa disiplinore ndaj personave të cilët i kishin ndaluar.

“Nuk e kam këtë informacion. Nuk kam mësuar dhe s’kam marrë vesh asnjë gjet ë tillë që ka pas ndonjë proces ose masë disiplinore kundrejt tyre”, tha dëshmitari. /Betimipërdrejtësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img