Në orët e para të të hënës një burrë në gjendje të dehur ka rrahur motrën dhe dy prindërit e tij.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë.
“Leposaviq / 01.01.2024 – 01:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.