Sherri mes dy banoreve të BBV, gazetares Ilnisa Agolli dhe modeles Françeska Murati ka degjeneruar për një banane.
Modelja ka akuzuar gazetaren se tallet me ushqimin, duke e hapur bananen dhe më pas e ka lënë të pangrënë duke nxitur një konflikt.
“Nuk je në një spektakël erotik që e hap bananen ashtu”, i drejtohet Ilnisa duke shtuar se “është turp, lërja tët shoqi ashtu jo mua”.
Teksa në një moment, Ilnisa iu afrua, modelja i thotë: “hajde më afër, a ke b*thë”, duke i thënë se “ti më drejtove të pasmet mua”.
Françeska: Ti e hap, e tall dhe shkon e lë aty. Po ta lë këtu ta shijosh dhe haje
Ilnisa: Kështu e ushqen në shtëpi bananen? Ta lë tek krevati yt dhe ta ushqen Fationi.
Ilnisa: Po nuk bie në nivelin tënd unë. Nga mënyra se si e hape dhe ma dhe bananen është turp. Me bananen do ta shohim mirë, nga mënyra se si e hape këtu ti nuk je në një spektakël erotik që e hap bananen dhe e lë ashtu
Françeska: A pse spektakël erotik? Kur ti e hape dhe ia drejtove Fationit
Ilnisa: Lërja tët shoqi bananen ashtu jo mua
Françeska: Do të ta lë këtu. Hajde më afër, a ke b*thë? Je shumë qesharake
Ilnisa: Si mundet një vajzë të nxjerrë nga goja këto.
Françeska: Ti më drejtove të pasmet mua
Ilnisa: Isha thjesht në një bisedë me Ledionën, s’të ktheva të pasmet.