-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Degët e VV-së propozojnë faljen e tatimit në pronë në vlerë deri 100 euro për vitin 2023

Grupet Komunale të Degëve të Lëvizjës Vetëvendosje në komunat e vendit, kanë njoftuar se të hënën do të dorëzojnë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendeve Komunale, ku në pikë të rendit të ditës do të jetë kërkesa për faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës, për vitin 2023.

”Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës, në Facebook.

Ndërkohë, lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se kërkesat janë përgaditur tashmë në të gjitha komunat e Kosovës.

Në fillim të këtij viti, pati ankesa nga qytetarë të shumtë prishtinas, se iu është shtrenjtuar tatimi në pronë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img