9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dega e PDK’së të hënën prezanton kandidaturën e Sami Lushtakut

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj ka paralajmëruar se të hënën nga ora 19:00 do të mbahet ceremonia e prezantimit të kandidaturës së Sami Lushtakut për kryetar komune.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë dega nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka ftuar mbështetësit e PDK’së të jenë prezent në ceremoni.

“Njoftohen anëtarët dhe simpatizantë e PDK-së se të hënën më 19 korrik 2021 në ora 19:00 në Restorantin Atlantic në Skenderaj, mbahet ceremonia e prezantimi të kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku”, thuhet në postim.

Ish-kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj e pati konfirmuar Lushtaku do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt.

“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo..Lushtaku do të jetë në garë për të qenë Kryetar i Skënderajt”, pati deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img