Site icon PrishtinaPress

Dega e AAK-së në Junik reagon: Votat me postë janë të manipuluara, janë shënuar nga një person

Përmes një postimi në Facebook, dega e AAK’së në Junik ka paralajmëuar se do të bëjë ankesë para organeve përgjegjëse pët t’i filluar hetimet sa më parë rreth keqpërdorimeve me votar e ardhura me postë për komunën e Junikut.

‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, do ta ankimoj procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, antarët e KQZ-së, etj., dyshohet se shumica apsolute e votave me postë, janë shënuar nga një person’, thuhet në reagim.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se kanë fakte të mjaftueshme që votat e ardhura me postë janë mbushur nga i njëjti person, siç është rasti i vllaut të kandidatit të LDK-së, Skënder Shehu, ku shihet me një grumbull fletëvotimesh.

Reagimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, do ta ankimoj procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, antarët e KQZ-së, etj., dyshohet se shumica apsolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vllau i kandidatit të LDK-së Skënder Shehu, me një grumbull fletëvotimesh, si dhe fotot e mëposhtme të zarfave të ardhura, ku shihet qartë se është e njejta dorë, i njëjti drejtëshkrim dhe i njëjti person që ka votuar në emër të qindra bashkëatdhetarëve, e që është keqpërdorim, padyshim i vullnetit të qytetarëve!

Andaj, kemi dyshime të bazuara dhe me argumente të fuqishme, që ky votim nuk është real, është i falsifikuar, si në ruandin e parë, ashtu edhe në ruandin e dytë, andaj i bëjmë ftesë porokurorisë dhe organeve të hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë!

Në të kundërten, ky proces nuk mund të quhet legjitim dhe është i kompromentuar dhe qeverisja lokale e Junikut nuk mund të konsiderohet asesi legjitime.

Exit mobile version