Site icon PrishtinaPress

“Defender Europe ’23” në Kosovë, këto janë datat e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se nga 21 maji deri më 2 qershor Kosova do të jetë nikoqire e “Defender Europe ’23”.

Mehaj, krahas një videoklipi me përgatitjet që kanë nisur tash e disa muaj, thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të kontribuojë në çdo mision të NATO-s.

“Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, që do të realizohet nga data 21 maj deri më 2 qershor 2023. FSK, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kosova do të marrë pjesë me mbi 1300 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjen fushore “Defender Europe ’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë.

Gjithashtu, me këtë rast, Republika e Kosovës, do të ketë edhe statusin e vendit pritës.

Në këtë stërvitje do të validohet edhe një regjiment me njësitë të tjera të specializuara që e mbështesin në stërvitje.

 

Exit mobile version