Bashkëshortja bukuroshe e këngëtarit Sinan Hoxha ka publikuar një foto në Instagram në të cilën shfaqet një çift me një fëmijë në krahë, duke u paralelizuar me familjen e saj.
Fjalët e shkruara krahas fotos janë mjaft të ndjera dhe të ëmbla dedikuar bashkëshortit të saj. “Kur jam e jotja, jam tërësisht e jotja. Do të qëndroj besnike dhe e përkushtuar ndaj teje dhe vetëm për ty,”-shkruhet në postimin e Andrrës në Instagram. Këtë postim ajo e ka shoqëruar me një zemër.
