Site icon PrishtinaPress

Dedaj: Seancat e hapura janë të dhunshme, katër avokatë në Kosovë s’kanë dashur të flasin me mua

Për të disatën herë, Gjergj Dedaj e ka ripersëritur se ka kërkuar që të dëshmojë në seancë të mbyllur dhe sipas tij seancat e hapura janë të dhunshme dhe kundër deshirës së tij.

“I them familjes time dhe publikut, këto seancat e hapura për mua janë të dhunshme dhe kundër dëshirës sime”, tha Dedaj.

Dedaj tha se ka dashur që të konsultohet edhe me avokatë, mirëpo katër prej tyre të cilët i kishte takuar në Prishtinë sipas tij nuk kishin dashur që t’ia sqarojnë procedurat gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ta takoj një avokat. Asnjëherë nuk më është ofru një avokat. Kam kërku kur jam thirrë nga zonja Prokurore në Prishtinë, të kontaktoj ndonjë avokat në Prishtinë se unë nuk i di proceset gjyqësore se unë kurrë nuk kam marrë pjesë në ndonjë gjyq dhe katër avokatë që i kam thirrë në Prishtinë kërkush s’ka pranu me dashtë me folë me mu me m’sqaru për këto procedura”, tha Dedaj.

Dëshmitari Dedaj tha se familjarët e tij janë të rrezikuar dhe kanë me qenë të tillë.

“Edhe prej Prishtine unë kam kërku që seancat me qenë të mbyllura- private edhe këtu sa jam kërkoj. Edhe disa njerëz të familjes sime janë ka mendojnë se unë kam kërku seancë të hapur dhe ndihen të rrezikum. Në fakt janë të rrezikum dhe kanë me qenë të rrezikum”, tha ai.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij dhe duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Luka Misheqit, Dedaj tha se nuk e ka parë Hashim Thaçin në Qirez.

Exit mobile version